Si të gatuajme Tave kosi – Receta gatimi për Tavë kosi.

Tava e kosit është një pjatë tradicionale gjelle që gatuhet me mish qingji ose dashi e cila gatuhet ne furre.

Nëse përdorim qingjin, e pjekim direkt, ndërsa dashin e ziejmë më parë dhe rreth 10 minuta para se ta heqim nga zjarri, shtojmë orizin që na duhet për këtë recetë. Mishin e qingjit me copa e vendosim në një tavë me gjalpin dhe e vemë në furrë. Here pas here i shtojmë pak ujë që të mos thahet. Pasi piqet e heqim nga furra. Ndërkohë kavërdisim miellin që të zverdhet por jo të skuqet dhe i shtojmë lëngun e mishit të holluar me ujë e më pas orizin dhe i përziejmë vazhdimisht derisa të krijohet një salcë pak e trashë. E heqim nga zjarri dhe pasi të ftohet, i shtojmë kosin, vezët dhe kripën, dhe më pas përzihen mirë. E hedhim në tavë sipër copave të mishit dhe sipas dëshirës i hedhim pak gjalpë për erë. E fusim tavën të piqet në furrë të nxehtë në 220° derisa të krijojë sipër një cipë të kuqerreme aty- këtu. Mund të ziejmë dhe mishin e qingjit njësoj si të dashit, por mishi i pjekur i jep tjetër shije. Ju bëftë mirë!

tave-elbasaniPërbërësit:
- 1/2 kg mish
- 2 luge gjalpë
- 2 vezë
- 2 lugë miell
- 3 gota kos
- 1-2 lugë oriz
- kripë

1 Comment

  1. Alda Bardhi says:

    receten

Leave a Reply

© 2014 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme