Pjata të dyta Receta Gatimi Tradicionale

Si te gatuajme tave me mish qengji

Si te gatuajme tave me mish qengji – Receta gatimi për tave me mish qengji. Për të gatuar tave me mish qengji veprojmë në këtë mënyrë: Në një tenxhere kavërdisim lehtë qepën dhe më pas e heqim. Në të njëjtën tenxhere me pak vaj skuqim në të gjithë anët mishrat e qengjit. Kur mishi të ketë marrë ngjyrë të kuqerremtë, shtojmë qepët, specat e prerë hollë, domatet dhe erëzat dhe i lëmë të marrin një valë. Shtojmë ujin dhe i lëmë derisa të jenë mishrat gati. E përziejmë me specat e pjekur, dhe e hedhim të gjithin në tavë, natyrisht pasi e kemi rregulluar me kripë e piper. E lëme në furrë të ngrohtë në 220° derisa të marrë një faqe. Shërbehet vetëm por shkon shumë dhe me pilaf.

Përbërësit:
– mish qengji
– 6 lugë vaj ulliri
– 2 qepë të mëdha të prera hollë
– 8 domate të mëdha të qëruara dhe me copëza
– 3-4 speca të prerë hollë
– 1 kokërr hudhër
– 4 speca të kuq të pjekur e të qëruar
– rigon, gjethe dafine, piper të zi, majdanoz me shumicë

tave me mish qengji

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Post Comment

Facebook

Twitter