si te gatuajme tiramisuSi te gatuajme Tiramisu – Receta gatimi per Tiramisu – Si pergatitet Tiramisuja

Pergatitja e Tiramisu-se e ilustruar me foto hap pas hapi per ta bere sa me te thjeshte pergatitjen e saj.

Perberesit:

  • 3 te verdha vezesh dhe 2 veze te plota
  • 500 gram Mascarpone
  •  400 gram savoiardi (biskota)
  • kakao e hidhur
  • 110 gram sheqer
  • 450 mililitra kafe ekspres i ftohte me 2 luge kafeje sheqer

 

Per Tiramisu-ne ju duhet nje rrafese elektrike dhe nje tave qelqi ne forme drejtkendore
 
Vendos vezet ne nje tas te madh dhe shto sheqerin. Perziej se bashku me rrafesen elektrike. Bej kujdes ta rrahesh masen ne nje drejtim te vetem deri sa masa te zbardhet dhe te trefishohet
 Shto Mascarpone(ne fillim kullo lengun qe ajo ka ne fund, eshte shume e rendesishme) dhe perziej serish
Ne nje plate te sheshte shtiej pak kafe (perzier me konjak)
 Ne taven e qelqit vendos pak mase per perhape ne te gjithe siperfaqen me nje luge ose me nje mjet gatimi te pershtatshem (bej kujdes ta lyej te gjithe siperfaqen)
Merr biskotat dhe lyeji nga te dyja anet me kafe. Beje kete veprim shpejtdhe me kujdes  ne menyre qe biskotat ne mes te mos jene te lagura me kafe. 
Vendosi nje nga nje ne taven e qelqit, shume afer me njera-tjetren (ngjeshur me njera-tjetren, por pa e prishur formen e tyre)
Pasi ta keni mbaruar shtresen e pare shtoni gysmen e mases se mbetur dhe shperndaje masen me nje luge ose nje mjet tjeter te posacem(beni kujdes te keni nje siperfaqe te sheshte). Sigurohuni te mbushni me krem te gjitha vrimat e krijuara, perndryshe ajri do te depertoje ne Tiramisu dhe do t’i beje biskotat te mos kene shijen e duhur
Me nje site mbush kete shtrese me kakao te hidhur
Bej te njejtin veprim me biskotat dhe ne shtresen e fundit. Vendosi biskotat ne anen e kundert te shtreses se pare
Shto pjesen e mbetur te kremit mbi biskotat 
Sigurohu qe siperfaqja e Tiramisu-se te jete e sheshte e mire-shperndare
Lere ne frigorifer per 2-3 ore. Sa me shume ta lini ne frigorifer, aq me mire eshte. Prandaj nuk eshte problem nese e lini per 1 ose 2 dite. Ne fakt, koha e duhur per ta ngrene eshte pas 24 oresh nga pergatitja. Biskotat savoiardi do te jeni zbutur dhe do te kesh shijen perfekte!
Mbas 3 oresh ne frigorifer:
Perpara se ta sherbesh mbush shtresen e siperme me kakao te hidhur(me site). Mund ta besh kete me te gjithe embelsiren ose vetem me pjesen qe do te sherbeni/hani. Por ne momentin qe vendosni kakaon ne siperfaqjen e Tiramisu-se ajo do te jete delikate, kuptimi : embelsira nuk do te duroje aq gjate sa pa te!
Ju befte mire nga Sitegatuajme.NET !
/kikiscookingtime/

1 Comment

  1. Admin says:

    Mascarpone eshte kremi per tiramisu edhe gjendet ne supermaket, me kete emer njihet kudo, eshte nje lloj kremi me i trashe se pana i cili perdoret per embelsira sic eshte edhe Tiramisu, Mund ta gjesh ne supermarket ne banakun e gjerave te fresketa

Leave a Reply

© 2014 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme