Embëlsira Receta Gatimi

Si te gatuajme torta me dardhë dhe bajame

Si te gatuajme torta me dardhë dhe bajame – Receta gatimi për torta me dardhë dhe bajame. Për të gatuar këtë ëmbëlsirë veprojmë në këtë mënyrë: Bëni me gjalp 12 forma të vogla për ëmbëlsira me diametër 10-12 cm. Hapni brumin me një trashësi 5 mm në një sipërfaqe të bërë me miell dhe me një prerëse biskotash nxirrni rrathë me diametër 10-12 cm. Futini këta nëpër format, duke e sheshuar bazën dhe duke i shtypur anash, pastaj hiquani brumin e tepërt anash. Tretni çokollatën e grirë në banjëmari, duke e trazuar herë pas here, deri sa të shkrihet. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të vaket për disa minuta. Me një rrahës elektrik punoni 100 g gjalp me sheqerin derisa të bëhet shkumë e bardhë. Shtoni vezët, një e nga një, e trazojini mirë. Me shpejtësi të ulur, shtoni ngadalë çokollatën. Rriteni sërish shpejtësinë e përzierjes. Sitni miellin dhe bajamet e grira në një tas të vecantë dhe shtojani me kujdes përzierjes së çokollatës. Mbulojeni dhe mbajeni në frigorifer për 30 minuta. Hidheni përzierjen në bazat e përgatitura për embëlsirat, deri sa të mbulojë 2/3 e anëve. Qërojini dardhat, pritini përgjysmë duke u hequr farat, por duke u përpjekur që të mos shkëputni bishtin se ashtu ka sy. Vini nga një gjysmë dardhe në cdo disk. Piqini në furrë në 180°C, për 15-20 minuta, derisa bazat të forcohen. Çojeni në vlim marmelatën e kajsive me pak ujë dhe lyeni me kujdes sipërfaqen e tortave.

3

Përbërësit për 12 persona:

  • 1/2 racion brumi me çokollatë  (shih recetën bazë këtu)
  • 6 dardha
  • 120 g bajame
  • 220 g cokollatë
  • 120 g gjalpë
  • 120 g sheqer kokërr
  • 3 vezë
  • 30 g miell i bardhë
  • 50 g marmelatë kajsie

Ju bëftë mirë nga SiteGatuajme.Net!

Pergjigju