Embëlsira

Si te gatuajme torte me cokollate

Si te gatuajme “Torte me cokollate” – Receta gatimi për “Torte me cokollate”.

Për të gatuar këtë tortë me cokollatë veprojmë në këtë mënyrë:

Marrim vezët në temperaturë ambjenti dhe ndajmë të verdhat e vezëve nga e bardha. Rrahim të bardhën e vezëve derisa të ngurtësohet (dmth ngrin, e rrahur mirë do të thotë që kur ta ktheni kokëposhtë enën ku po i rrihni, kjo masë e rrahur tmos bjerë poshtë). Rrahim të verdhat e vezëve bashkë me sheqerin për rreth 15 minuta. Është e rëndësishme që përzierja gjatë kësaj faze të ajroset shumë, që do të thotë që për ta bërë këtë, bashkojmë sheqerin në dy faza dhe vazhdojmë rrahjen me një ritëm as shumë të ngadaltë dhe as shumë shpejt. Shtojmë gjalpin në temperaturën e ambjentit duke e përzier vazhdimisht. Shtojmë miellin dhe kakaon. Gjatë këtyre fazave shtojmë qumështin herë pas here për ta bërë përzierjen sa më të lehtë. Shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura mirë dhe majanë. Përziejmë me një lugë prej silikoni ose druri duke qenë të kujdesshëm që të mos prishim të bardhën e rrahur mirë, dhe për këtë arsye e përziejmë ngadalë nga fundi deri në majë. Lyejmë me gjalpë enën ku do ta pjekim, dhe veshim me letër pjekje fundin e saj, pastaj hedhim përzierjen. Doza e kësaj torte i referohet një ene pjekje prej 20 cm në diametër. Në enë pjekje më të mëdha, torta do të ngjasojë thjeshtë më e ulët. E pjekim në furrë me 170 °C përreth 40 minuta. Kontrollojmë pjekjen duke ngulur në qendër të tortës një kunj dhëmbësh, nëse ajo duket e thatë atëherë torta është pjekur.

torte me cokollate

Përbërësit:
– 150 gr miell
– 150 gr sheqer pluhur
– 75 gr gjalpë në temperaturë ambjenti
– 75 gr pluhur kakao 90% ( pa sheqer, dmth i idhët)
– 3 vezë të plota
– 150 ml qumësht
– 1 pako maja

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

3 Comments

Pergjigju