Embëlsira

Si te gatuajme tortë me dardhë dhe çokollatë

Si te gatuajme tortë me dardhë dhe çokollatë – Receta gatimi për tortë me dardhë dhe çokollatë. Kohë pas kohe, të gjitha këshillat për ushqyerje të shëndetshme bien poshtë, fitojnë tundimet, të cilat vijnë në të gjitha trajtat dhe përbërjet por më së shpeshti janë prej çokollate. Receta e ëmbëlsirës që do ju prezantojmë është e përgatitur nga një amvisë profesioniste. Kjo tortë me çokollatë dhe dardha është një tortë e çmuar dhe mund të jetë një qerasje shumë e veçantë sepse të lë përshtypjen e diçkaje të kuruar me kujdes, si dhe, përfundimisht nuk kërkon shumë mund për t’u përgatitur.

Për të gatuar këtë ëmbëlsirë veprojmë në këtë mënyrë.

 

Përbërësit:

  • 200 gr miell
  • 100 gr sheqer
  • 170 gr gjalpë
  • 1 lugë pluhur për pjekurina
  • 4 vezë
  • 350 ml ujë
  • 100 gr biskota të bluara
  • 200 gr çokollatë e zezë
  • përafërsisht 7 dardha

Dardhat që janë përdorur janë marrë nga kopshti ynë para pak kohësh, prezantimi i tyre kërkon pak vëmendje, ju lutem:

dardhe

Për t’i përdorur në tortë duhet që të pastrohen, të qërohen dhe tu hiqen farat.

dardha 1

Më pas, dardhat vendosen në një tenxhere bashkë me 1 gotë ujë, 1 lugë gjelle sheqer dhe lëngun e një limoni.

dardh

Vlohen për disa minuta derisa të kenë filluar të zbuten (kujdes: nuk duhet të lihen aq gjatë sa të fillojnë të humbasin formën e tyre ose të zbuten tepër). Në anën tjetër, coptoni me thikë gjalpin dhe çokollatën.
cokollate

Fillimisht shkrijeni çokollatën mbi avull (banjo mari) domethënë duke e vendosur enën me çokollatë mbi një enë me ujë që është duke vluar,

coko
pastaj shtoni 70 gr gjalpë të coptuar dhe përzieni me kujdes derisa ky i fundit të shkrihet.
cokollat
Pjesën tjetër të gjalpit (100 gr) i bëni bashkë me 50 gr sheqer dhe i përzieni me mikser elektrik.
bardha
Pastaj i shtoni një nga një të verdhat e vezëve dhe përzieni prapë.
bardha-1
Këto dy përzierje (çokollata dhe vezët) bashkohen,
coko-1
u shtohen biskotat e bluara, dhe mielli paraprakisht i bashkuar me pluhurin për pjekurina.
img 1
Të bardhat e vezëve bashkë me sheqerin e mbetur, përzieni me mikser derisa të formohet kremë, pastaj me kujdes shtojani pjesës tjetër të përzierjes. Ekziston rreziku që ta shpërbëni kremin e rrahur nëse e përzieni shumë vrazhdë, kështu që kushtoni pak kujdes. Gjatë përzierjes duhet të ketë ajër të mjaftueshëm, dhe duhet të përzihen ngadalë, jo të ndrydhen e të ngulfaten.
img 2

Në këtë pikë, pas përzierjes së fundit, janë gati të gjitha elementet përbërëse të tortës, duhet vetëm të bëhen bashkë në tepsinë ku do të piqen, dhe këtë ju mund ta beni vetëm në katër hapa:

1. Lyeni tepsinë me gjalpë, hidhni një lugë miell dhe shpërndajeni duke e rrotulluar tepsinë, në të gjithë sipërfaqen e sajë (ashtu që të shërbejë si shtresë për të parandaluar ngjitjen)

2. Hidhni gjysmën e brumit në tepsi

3. Rradhitni dardhat “përmbys”

img 3

4. Mbulojeni me gjysmën tjetër të brumit.

Piqet ngadalë, për më saktë në temperaturë 180°C për 40 min. Pudroseni me sheqer për t’i dhënë edhe pamjen mbreslënëse dhe ju bëftë mirë.
img 4
Siç mund ta vëreni, duke qenë e gatuar me shumë gjalpë, pas pjekjes shpërbëhet shumë lehtë, çka do të thotë se duhet manovruar me shumë kujdes gjatë shërbimit, por ia vlen, na besoni!
torte me dardhe dhe cokollate
Përgatitur nga Bardha Ahmeti – Ju bëftë mire nga SiteGatuajme.Net!

Leave a Reply

Facebook

Twitter