Embëlsira

Si te gatuajme tortë me fiq të thatë

Si te gatuajme “Tortë me fiq të thatë” – Receta gatimi për “Tortë me fiq të thatë”. Për të gatuar tortë me fiq të thatë veprojmë në këtë mënyrë: Presim në copa të vogla fiqtë. Përziejmë vezët me sheqerin. Shkrijmë gjalpin në zjarr shumë të ulët dhe ia shtojmë kompostos. Bashkojmë miellin me kosin, majanë dhe copat e fiqve. Hedhim përbërjen në një tepsi ku bëhen tortat. E lemë në furrë rreth 40 minuta në 180 gradë, bëjmë provën e pirunit përpara se ta nxjerrim nga furra (nëse është e bërë mirë apo jo).

torte me fiq

Përbërësit:

– 4 vezë
– 1 pako me fiq të thatë
– 100 gr gjalpë
– 170 gr sheqer
– 250 gr miell
– 125 gr kos të bardhë të pasterizuar
– 1 lugë kanellë pluhur
– 1 qese maja

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Pergjigju