Embëlsira Receta Gatimi

Si te gatuajme torte me kokos dhe cokollate

Si te gatuajme torte torte me kokos dhe cokollate – Receta gatimi për torte me kokos dhe cokollate. Për të gatuar këtë ëmbëlsirë veprojmë në këtë mënyrë: Nxehim furrën në 180°. Lyejmë pjesën fundore të tepsisë me diametër 26 cm me vaj. Rrahim margarinën, sheqerin dhe vezët në mikser. Përziejmë miellin, kakaon, pluhurin pjekës dhe qumështin dhe i hedhim në mikser. E përziejmë të tërë masën dhe më pas e shtrojmë në tepsi për tu pjekur për 25 minuta. Pasi të piqet e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Hedhim qumështin, margarinën dhe grizën (ermik) dhe i vendosim në zjarr për të vluar derisa të bëhet qull grize. Shtojmë sheqerin, kokosin dhe sheqerin vanilje. Këtë masë e shtrojmë mbi tortën e ftohur duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e saj. Cokollatën e shkrijmë (banjo mari) dhe me të lyejmë tortën sipër. Tortën e lëmë në frigorifer për disa orë të ftohet.

Përbërësit për 16 copa:

  • 125 gr margarinë
  • 50 gr sheqer ngjyre kafe
  • 2 vezë
  • 200 gr miell
  • 2 Luge gjelle kakao
  • 1/2 pako pluhur pjekës
  • 100 ml qumësht

Përbërësit për mbushjen:

  • 300 ml qumësht
  • 50 gr griz (ermik)
  • 80 gr margarinë
  • 80 gr sheqer
  • 100 gr kokos
  • 2 pako sheqer vanille

 

Përbërësit për krem cokollatën:

  • 200 gr cokollatë

 

Ju bëftë mire nga SiteGatuajme.Net!

4 Comments

  1. qfar eshte sheqer ngjyr kafe shum kisha honger kete embelsir me pelqen kush do qe ta haj kete embsiren e perferuarja ime i boft mir net ma ndan pak
    hahahahahah

    Reply

Pergjigju