Si pergatitet Trahanaja – Si gatuhet Trahanaja – Receta gatimi per trahana

Trahanaja eshte nje prej ushqimeve te perdorura shume gjate viteve se komunizmit ne Shqiperi. Duke qene nje pjate me pak shpenzime ajo ishte e pandare per familjet shqiptare. Trahanaja preferohet te hahet ne stinen e dimrit, pra ne dite te ftohta.

Perberesit per  Trahana per 4 persona

  • Trahana 8 luge gjelle
  • Uje 1 liter
  • 5-6 feta buke
  • Vaj ulliri 2 luge gjelle ( kur e zjene trahanane )
  • Vaj ulliri (nga nje luge kur e servir ne pjate  ose sipas deshires)

Trahanan eshte mire qe ne ta veme qe ne darke per ta gatuar ne mengjes do te ishte me e mira, ose po u kujtuat me vonese mund ta vini edhe nje ore para gatimit.

si te gatuajme trahana
PERGATITJA e Trahanase:
Hedhim ujin ne tenxhere dhe e veme ne zjarr. E leme ujin sa te ngrohet mire dhe hedhim Trahanane duke e trazuar shpesh qe te mos na krijohen kokrra (kjo ka shume rendesi).
Ne momentin qe fillon te trashet dhe te krijoje fllucka dhe fillon te zieje e leme 2 minuta nga momenti i zierjes. Ne kete moment hedhim buken qe e kemi bere ne copa te vogla. E zhysim buken ne trahana, e stakojme zjarrin dhe e leme 2 minuta me kapak te mbyllur.
Ne kete moment trahanaja eshte gati per tu servirur ku ju mbi pjaten e trahanase do ti hidhni vajin e ullirit sipas deshires tuaj.

trahana si te gatujme 2

Leave a Reply

© 2014 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme