Si te gatuajme “Zupë me qershi” – Receta gatimi për “Zupë me qershi”. Për të gatuar zupë me qershi veprojmë në këtë mënyrë: Përziejmë në një tas vezët bashkë me të verdhën, sheqerin, niseshtenë dhe vanilien. Nxehim qumështin dhe kremin e qumështit në një tenxhere. E hedhim qumështin në tasin me vezë duke përzierë vazhdimisht. E kthejmë përzierien përsëri në tenxhere dhe i japim valë duke vazhduar ta përziejmë. Pasi të marrë valë e heqim nga zjarri dhe e mbulojmë me një selofan që të mos krijojë kore. Hedhim në një tigan qershitë pa bërthamë me gjysmën e reçelit dhe gatuajmë në zjarr të mesëm për rreth 7 minuta. Lyejmë gjysmat e fetave të kekut me pjesën tjetër të reçelit. I mbulojmë me fetat e tjera dhe i presim në copa. I vendosim copat në fund të një gote për zupë. Hedhim sipër biskotave qershitë e tiganit dhe i mbulojmë me kremin pastiçeri të ftohur tashmë. Sipër tij shtrojmë kremin e qumështit të rrahur. Dekorojmë me qershitë e mbetura dhe e shërbejmë ose e ruajmë në frigorifer deri në momentin e shërbimit.

zupe me qershi

Përbërësit:
- 450 gr qershi të cilave u kemi hequr bërthamat (ruajmë 6-7 më të mirat për dekor)
- 340 gr reçel qershije
- 450 gr kek i thjeshtë, i prerë në feta me trashësi rreth 1 cm
- 5 biskota amareti të thërmuara
- 300 ml krem qumështi i rrahur lehtë
- 50 gr sheqer
- – 50 gr niseshte
- pak pluhur vanilie
- 2 vezë dhe 1 e verdhë veze
- 300 ml qumësht
- 300 ml krem qumështi

Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.Net!

Leave a Reply

© 2014 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme