Top rated online casino - canada , usa , europe provide the great casino games with attractive bonuses. Avail the opportunity to poker books and increase your bankroll management.

si te pergatisim salce kosiSi te gatuajme ose pergatisim salce kosi ose xaxiq- Receta gatimi per salce kosi.

Keshilla: si te pergatitim salcen e kosit

Ne vijim te ideve dhe recetave per vitin e ri apo per festa,ja dhe disa ide mbi perdorimin e salces se kosit:
Per pergatitjen e salces se kosit nuk duhet as shume pune dhe as shume kohe,duhet thjesht te perzgjedhim cilesine e kosit ne baze te shijes sone te preferuar.nese do te preferonim nje salce te embel duhet te kemi kujdes ne zenien e kosit,mos ta leme shume ore te mbuluar pasi thartohet,per ato amvisa qe e bejne vete…
Pra perzgjedhja eshte pika e pare.
Se dyti marrim nje nape apo garze te cilen e kemi qepur duke formuar nje traste te vogel,ne te cilen do te hedhim kosin dhe do ta leme te kulloje,duke patur kujdes qe te mos ngelet shume e thate.
Pasi salca ka arritur trashesine e preferuar,e hedhim ne nje tas,e kripim sipas deshires dhe eshte gati per te pasuruar tryezen tone duke u servirur ne forma nga me te ndryshmet.Ja disa ide:

  1. Tarator ose salce kosi e perzier me vaj ulliri,hudhra,kastravec,koper.
  2. salce kosi e servirur ne nje pjate,e shtypur ne siperfaqe me nje pirun  lehtas,per zbukurim dhe e perzier me nje luge vaj ulliri.me pas rreth e rrotull pjates mund te veme te distancuar nga njeri tjetri ullinj te zinj pa fara.Per ata qe preferojne pikanten mund te sperkatni pak pluhur speci djegez,ose thjesht piper te kuq.
  3. thekim buken mire ne te dy anet dhe e lyejme me salcen e kosit te perzier me ereza te ndryshme ,nese deshirojme shtojme copeza domateshj te prera holle.Shume te shijshme dhe te ushqyeshme edhe per femijet e vegjel.
  4. tjeter ide:perziejme ne nje tas gjysem  lakre te kuqe,te grire holle (zhylien) me nje gote uji salce,pak koper,thelpinj hudhre,vaj ulliri dhe kripe sipas deshires.
  5. Pergatitim disa krepa apo petulla te fshira si i quajme ne dhe mund ti mbushim,perveç salces, edhe me copa mishi derri apo te llojit te preferuar
Mjafton pak ide per te kombinuar pjaten me forma te ndryshme
Ju befte mire nga Sitegatuajme.net

Leave a Reply

© 2014 Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja · Subscribe: RSS Twitter · Receta Gatimi designed by Si Te Gatuajme