Keshilla

Si të shmangim pagjumësinë

Si të shmangim pagjumësinë! Qumështi dhe mjalti, ilaçi kundër pagjumsisë. Një gotë me qumësht të nxehtë dhe mjaltë është receta ideale kundër pagjumësisë dhe nëse para gjumit ndjeni uri, më së miri do të ishte që të hani disa ushqime që janë të pasura me karbohidrate, siç janë buka integrale, produkte nga mielli, apo farëra që mund t’i kombinoni me mish gjeli deti, ton dhe jogurt.

Personat që lëngojnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë vaktit të fundit të ditës të shmangin djathërat e fortë, peshkun e thatë, të kriposur, apo të konservuar, sallamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, trangujt e konservuar, ullinjtë, çokollatën dhe spinaqin.

Ushqimet e sipërpërmendura përmbajnë tiraminë, molekula që stimulojnë lirimin e norepinerfinës, stimuluesin e trurit i cili na mban zgjuar. Kafja dhe alkooli nuk është e nevojshme as të përmenden.

Në vend të qetësuesve dhe gjërave ndihmëse për gjumë, ndryshimi i kombinimit të ushqimit tek vakti i fundit (darka) do të ndikonte pozitivisht në kualitetin e gjumit. Borziloku dhe sherbela kanë ndikim të butë qetësues, por ajo që do t’ju ndihmojë më shumë është një gotë qumësht me pak mjaltë. /SiteGatuajme.Net/

qumesht dhe mjalte

Post Comment

Facebook

Twitter