Keshilla Tradicionale

Si zihet Kosi – Zenia e kosit

Si zihet kosi ne kushtet e shtepise – Keshilla praktike per zenien e Kosit.

Kosi eshte nje produkt me veti te larta ushqyese. Eshte i shendetshem dhe keshillohet te perdoret ne menyre sa me te gjere na tryezat tona.

Perberesit:

  • qumesht
  • fare kosi

Pergatitja e Kosit

Qumeshti valohet dhe lihet te ftohet deri sa te duroj gishti. Hidhet ne ene, shtohet fara e perzier me pak qumesht (1 luge gjelle kos per 1 liter qumesht) dhe mbulohet ne vend te ngrohte per 2-3 ore.
Ne stinen e veres ena mund te futet ne qese plastmasi dhe te lihet pa u mbuluar. Kosi behet i tharte kur qumshti zihet i nxehte dhe hidhet shume fare kosi.

zenia e kosit - si zihet kosi

ps. ne kohet e arta, faren e kosit zakonisht e gjenim tek komshinjte 🙂

 

Pergjigju