Keshilla

Speci i kuq djeges, nxit sistemin imunitar

Për të hequr djegien e shkaktuar nga speci djegës, nuk duhet të pihet ujë, pasi kapsaicina, përbërësi që shkakton djegien e specit djegës, nuk tretet në ujë, por në yndyrë, prandaj është më mirë të pihet pak qumësht, të hahet një copë djathë apo çfardo ushqimi tjetër që përmban vaj apo lëndë të yndyrshme. Speci djegës është i pasur me hekur, magnez, bakër, vitaminë B6, Vitaminë K. Për shkak të efektit të saj djegës, në rast ulcere të stomakut, ndonjëherë rekomandohet të eliminohen specat e fortë nga ushqimi, në mënyrë që të mos shtohen dhimbjet. Personat që kanë ndjeshmëri të lartë të zorrëve apo probleme me ezofagun, ta kufizojnë përdorimin e specit djegës, duke ulur kështu dhimbjet e shkaktuara nga djegia në sistemin tretës.

spec djeges

Pergjigju