Tradicionale

Tavë Elbasani

Si te gatuajme tave elbasani, pergatitja dhe perberesit per tave elbasani. Receta gatimi per tave Elbasani

Pergatitja: Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të jetë me mish qengji, ai piqet drejtëpërdrejtë, ndërsa me mish dashi zihet më parë. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet hiqet nga furra.

Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe valojnë derisa të krijohet një salcë e trashë. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, kripë dhe përzihen mirë. Në tavë hidhet oriz gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë.

Në qoftë se përdoret mish dashi, ai më parë duhet të ziejë 10-15 minuta, para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz. Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe kripë.

Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët. Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe

si te gatuajme tave elbasaniPërbërësit për 4-5 persona:

  • 500 gr mish (qengji ose dashi)
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 kokrra vezë
  • 3 gota uji kos
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle oriz
  • kripë

Pergjigju