Pjata të para

Tave peshku me perime

Si te gatuajme Tave peshku ne furre me perime – Receta gatimi per tave peshku ne furre me perime

Përbërësit per Tave peshku me perime:

  • 1 peshk
  • 1 kokërr qepë e thatë mesatare
  • thelpinj hudhër sa të dëshironi
  • 1 kg patate
  • 10-12 kokrra domate
  • 2 karota mesatare
  • 7-8 speca
  • piper
  • kripe
  • vaj ulliri
  • 1 kokërr limon për në fund kur ta servirni

 

tave peshkuPërgatitja:

I presim zarzavatet në copa të vogla si në foto. I shtrojmë në tavë dhe i marinojmë me kripë, piper dhe më pas vendosim peshkun sipër. E kriposim, i hedhim vaj edhe i mbushim tavën me zarzavatet. Më pas e mbulojmë me letër alumini dhe e lemë rreth gjysmë ore për t’u marinuar. E fusim në furrë dhe e pjekim në temperaturën 200 gradë Celsius deri sa të bëhet (kjo varet nga furra juaj për kohën që do ta lini).
Mbasi e kemi nxjerrë nga furra e spërkasim me lëngun e limonit dhe e servirim.

Pergjigju