Embëlsira

Torte me cokollate dhe gjalp kikiriku

Receta gatimit per Torte me cokollate dhe gjalp kikiriku – Si te gatuajme embelsira

PERBERESIT:
250 gr biskota me cokollate
100 gr gjalpe
1+1/2 filxhan me gjalpe kikiriku
300 gr krem djathi (maskarpone)
1/2 filxhan me sheqer
100 gr pana

Per zbukurimin siper:
3 luge cokollate
3 luge gjalpe kikiriku

PERGATITJA:

Per te pergatitur torte me cokollate dhe gjalp kikiriku veprojme ne kete menyre: Marrim biskotat me cokollate dhe i shtypim ose i grijme me griresin elektrik. Me pas i shtojme edhe gjapin e shkrire. I trazojme mire bashke.
Ne nje tave te rrumbullaket shtrojme leter kuzhine dhe hedhim masen e pergaitur. E shtypim mire me dore ose me luge. vendosim taven ne frigorifer per rreth gjysem ore.
Nderkohe ne nje ene qelqi hedhim maskarponen, sheqerin dhe 1 filxhan gjalpe kikiriku. Fillojme ti rrahim derisa te arrijme ne nje mase te fryre. Ne nje ene tjeter hedhim panen dhe e rrahim me rrahesin elektrik deri sa te fryhet.
Bashkojme panen e rrahur me perberesit e enes tjeter. Duhet te kemi kujdes qe ti trazojme nga poshte lart ne menyre qe mase te mos shfryhet.
Marrim taven nga frigoriferi dhe hedhim siper masen e pergatitur. E nivelojme mire e me kujdes me luge. Siper e lyejme te gjithe torten me nje shtrese gjalpe kikiriku (1/2 e filxhanit qe ka mbetur).
E vendosim torten ne frigorifer per disa ore.
Ne momentin qe do ta sherbejme nxjerrim torten nga frigoriferi dhe i hedhim siper cokollaten e shkrire dhe me ndihmen e nje xhepi pasticerie bejme edhe dica vija cokollate te nderthuruar me gjapin e kikirikut.
Torta eshte gati per tu servirur

Pergjigju